Hardeni ndihet si “MVP”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

James Harden ka thënë se ndihet se ai është MVP-ja i ligës NBA pasi e ndihmoi Brooklin Netsin ta mposhtë skuadrën Detroit Pistons.

31-vjeçari shënoi 44 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me 14 kërcime e 8 asistime.

Netsi fitoi me rezultatin 113:111.

Brooklyni i ka fituar 24 ndeshje nga 31 në total me Hardenin në ekip, qëkur iu bashkua skuadrës në muajin janar.

Advertisement

“A ndihem se unë duhet të përfshihem në diskutim? Unë ndihem si MVP”, ka thënë Harden kur u pyet për çmimin MVP. Çmimi MVP i jepet lojtarëve që paraqiten më së miri në një sezon dhe votohet nga anëtarët e mediave të NBA-it.

Harden ishte “lojtari më i vlefshëm” në vitin 2018, ndërsa sivjet ka mesatare prej 26 pikëve për Netsin.

“Numrat po e tregojnë vet dhe ne po fitojmë. Kjo është e gjitha që unë mund të them”, ka thënë Harden.

“Nuk dua të flas për vete. Do ta lë këtë siç është”, përfundoi ai.

Advertisement

Minnesota Timberwolves e ktheu disavantazhin e 19 pikëve në pjesën e dytë dhe mposhti skuadrën Houston Rockets, 107:101.

Los Angeles Lakers fitoi ndaj Cleveland Cavaliers 100:86, pavarësisht mungesës së LeBron Jamesit.

Jamesi mungoi në ndeshjen e katërt rresht për shkak të lëndimit me nyjën e këmbës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy