
Përfaqësuesja e Holandës, i ka nisur me humbje eliminatoret për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Holanda, të mërkurën ka pësuar humbje në udhëtim nga Turqia me rezultatin 4:2, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium” në Stamboll në kuadër të Grupit G eliminator.
Sulmuesi Burak Yilmaz (15’, 34’, 81’) ka shënuar “hat-trick” për Turqinë derisa golin tjetër, e ka realizuar mesfushori Hakan Calhanoglu. Holanda, të dy golat i ka shënuar në pjesëlojën e dytë. Ishin Davy Klaassen (75’) e Luuk de Jong (75’) që realizuan derisa sulmuesi Memphis Depay e humbi penalltinë në minutën e pestë të kohës shtesë.
Advertisement