Hysaj pritet të luajë në “Champions” vitin tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Menaxheri Mario Giuffredi ka thënë se Elseid Hysaj, i cili pritet të largohet në verë, do të luajë me shumë gjasë në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.

Mbrojtësi i krahut të djathtë pritet të largohet si transferim i lirë në afatin kalimtar të verës. Kështu kanë shkruar të premten mediat italiane, të cilat kanë thënë se ai mund të vishet “zikaltër” vitin tjetër, me Interin.

Menaxheri i mbrojtësit të Shqipërisë ka folur për “Radio Kiss Kiss”, dhe ka thënë se Hysaj, që i ka kaluar gjashtë vjet te Napoli qëkur u transferua në vitin 2015-të, mund të përfundojë te një skuadër e “Championsit”.

“Janë shumë klube që po e kërkojnë Hysajn. Ai ndoshta do të luajë në Ligën e Kampionëve. Por, është ende herët të thuhet se ku”, nënvizoi Giuffredi.

Advertisement

Hysaj mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes. 27-vjeçarit i përfundon kontrata në verë dhe kanë nisur diskutimet me shumë skuadra për transferim në verë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy