I jepet lamtumira e fundit Yllit Mihalit të Kombëtares, miq, kolegë dhe familjarë në homazhe: Covidi i mallkuar na ka dhënë shumë dhimbje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I jepet lamtumira e fundit Yllit Mihalit të Kombëtares, miq, kolegë dhe familjarë në homazhe: Covidi i mallkuar na ka dhënë shumë dhimbje

Është përcjellë për në banesën e fundit Ylli Mihali, mjeku fizioterapist i Kombëtares kuqezi që u nda dje nga jeta në moshën 55 vjeçare pas betejës me Covid-19. I intubuar për dy javë, Mihali nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke lënë pas shumë dhimbje.

Sot, nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, familjarë, miq, kolegë dhe gazetarë, janë ndarë për herë të fundit. Homazhet u zhvilluan në stadiumin e kryeqytetit, ku Mihali shërbeu për shumë vite në klubin e Tiranës.

Prezent ishin figurat më të larta të sportit, kreu i FSHF-së Armand Duka dhe përfaqësues klubesh. Në fjalën e tij, Duka shprehu dhimbjen për njeriun që shërbeu për 27 vite në ekipin Kombëtar.

“Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe futbollin shqiptar. Kemi humbur një nga njerëzit më të mirë dhe më të dashur, i cili ka kontribuar për 27 vite në futbollin shqiptar. Mbase pak e kanë njohur në ndeshjet, por ata që kanë luajtur dhe ju mediat që keni qenë pranë ekipit Kombëtar e kanë ndjerë shumë.

Advertisement

Një djalë i shkëlqyer dhe fizioterapist padyshim shumë i mirë, një njeri i pakursyer për të ndihmuar të tjerët. Më vjen keq që nuk arritëm që të gjithë ta ndihmonim, ta mbanim në jetë Yllin, por ishte e pamundur. Ky COVID-19 i mallkuar na ka dhënë shumë dhimbje të tjera gjithashtu dhe sot shumë dhimbje për futbollin shqiptar.

Doja të ngushëlloja familjen, miqtë e Yllit, futbollistët të cilët kanë qenë të trishtuar jo vetëm ata që kanë luajtur për ekipin Kombëtar, por edhe ata që kanë kaluar nëpër ekipet Kombëtare.

Nuk kam fjalë, u prehtë në paqe! Ai e ka shkruar historinë vërtetë, të paktën për ne që e kemi njohur nga afër nuk do ta harrojmë kurrë! Ashtu siç e kishte emrin, Yll ashtu ishte dhe në të vërtetë”, tha Duka.

   

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy