I nxorri skandalin e pagesave, Armando Duka urdhëron punonjësit e FSHF-së të ofendojnë Erion Braçen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I nxorri skandalin e pagesave, Armando Duka urdhëron punonjësit e FSHF-së të ofendojnë Erion Braçen

Deputeti Erion Braçe ditën e djeshme ka publikuar fatuarat që Federata Shqiptare e Futbollit me firmën e Armando Dukës ka paguar në mënyrë të paligjshme në drejtim të klubit të Tiranës, e cila i ka llogaritë bankare të bllokuara për shkak të një gjyqi të humbur me ish presidentin Metush Seferi.

Për të kryer këtë akt të paligjshëm e që prokuroria shqiptare duhet që të nis hetimet, Armando Duka i ka bërë këto pagesa në Angli dhe Prishtinë me tentativën për tu fshehur.

Faktet ku tregohen llogaritë e bllokura si të FSHF-së ashtu dhe të Tiranës që janë publikuar në media, ka bërë që Armando Duka të humb toruan. Brace ka bërë apel që këto veprime të rënda që cënojnë garën duhen të hetohen menjëherë, ndryshe sipas tij është e kot që të shihet dhe të luhet më futboll.

Pas fautarve të publikuara ditën e djeshme nga Erion Braçe që faktonte skandalin e Armando Dukës, ky i fundit ka urdhëruar punonjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit që të ofendojnë deputetin në postimin e bërë prej tij.

Advertisement

Një nga ata që e ka zbatuar menjëherë urdhrin e Dukës është Alban Tafaj specialist në Federatën Shqiptare të Futbollit që duket që të vetmen punë që di të bëjë dhe merr para në atë institucion është të komentojë në mënyrë ofenduse në rrjetet sociale këdo që i shan padronin e tij.

Ajo që bie në sy tek punonjësit e Armando Dukës që perveçse të paaftë në detyrat që mbajnë, janë dhe persona që nuk kanë mësuar ende gjuhën shqiptare. Nuk dijnë të shkruajnë as shqip dhe këtu presin që pse futbolli shqiptar nuk ka përparuar.

Më poshtë komenti i punonjësit të FSHF-së Alban Tafaj. /Gazeta Sport/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy