Igli Tare për mediat polake: Shpresoj se Shqipëria do të fitojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Igli Tare për mediat polake: Shpresoj se Shqipëria do të fitojë

Legjenda e Shqipërisë dhe drejtori sportiv më i mirë në Itali, Igli Tare, ka komentuar për mediat polake ndeshjen e “Air Albania”.

Figura e njohur e Kombëtares është shprehur se kuqezinjtë kërkojnë grupet e Botërorit.

Gjithashtu Tare është shprehur për “Prezglad Sportoëy” se lojtari i tyre, Zielienski, nuk ka ambicie për të shkuar larg në karrierë dhe nuk po i merr më të mirën vetes.

“Të gjithë po e presin mbrëmjen. Stadiumi do të jetë i tejmbushur dhe tifozët do të përkrahin Shqipërinë. Ne shpresojmë se Shqipëria do të fitojë dhe pas Play Off, do të shkojmë në Botëror për herë të parë.

Advertisement

Gjithsesi, presioni është te ju se jeni favoritët për vendin e dytë.

Zielinski? Mesfushori i madh që mund të luajë në nivele të larta. Nuk e di edhe vetë Zielienski sesa i mirë është. Është djali i thjeshtë që nuk ka ambicie për nivelet më të larta”, tha Tare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy