
Sportistja nga Vlora, Ilda Lelo, është shpallur kampione bote në kick boks për peshën 62.5 kg. Ky është suksesi i saj i dytë.
Lelo mbrojti titullin kampion në pallatin e sportit në Vlorë dhe e emocionuar tha se synon që ky të mos jetë titulli i fundit për të.
ILDA LELO
SPORTISTE
AdvertisementShumë emocione, shpresoj që t’iu kem bërë të gjithëve krenar. Ky ishte titulli i dytë që unë mbroj dhe do punoj edhe më fort mos të jetë i fundit.
Vlonjatja ka fituar me më shumë pikë, pas 5 raundeve të zhvilluara ndaj turkes, Tugba Gyl Bozkya.
Trajneri i Fight Club Vlora, Alban Alikaj, e ka cilësuar një mbrëmje të mrekullueshme dhe një arritje të madhe.
ALBAN ALIKAJ
AdvertisementTRAJNER
Shkoi më së miri, pjesa më e madhe e lojtarëve kishin ardhur nga jashtë. Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën, për të promovuar sportin qytetin dhe vendin
Ndërkohë, emocione të forta dhuruan dhe përballjet e tjera të sportistëve shqiptarë, që u zhvilluan po në pallatin e sportit në Vlorë.