Imeri asiston në golin e vetëm të Servettes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Servette ka humbur në shtëpi, por Kastriot Imeri ka pasur një moment të mirë. Futbollisti kosovar në minutën e 76-të bëri pasim mjeshtëror për Grejohn Kyei që realizoi golin e vetëm për Servetten në humbjen 2:1 nga Vaduzi.

Ndeshja e xhiros së 26-të të elitës zvicerane u luajt të dielën.

Imeri u aktivizua në minutën e 67-të për Servetten. Te Vaduzi në fund të takimit u aktivizua Fuad Rahimi.

Servette është e dyta me 37 pikë, plot 20 më pak se Young Boysi që udhëheq. Vaduzi është i fundit me 26 pikë, sa i ka edhe Sioni në vend të parafundit (9).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy