Imeri shënon dy gola, kualifikohet Servette

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kastriot Imeri hyri si zëvendësues te Servette në minutën e 71-të dhe shënoi dy gola deri në fundin e ndeshjes.

Servette fitoi në udhëtim te Vevey me rezultatin 4:2.

Ai realizoi fillimisht në minutën e 85-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore, Servette kaloi në çerekfinale të Kupës së Zvicrës.

Advertisement

Imeri në 24 ndeshje në të gjitha garat sivjet ka dy gola të shënuar dhe dy asistime.

Në çerekfinale, Imeri me Servetten do të luajë kundër Kriensit më 13 apo 14 prill.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy