Imeri shënon në humbjen e parë të Zvicrës U-21

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kastriot Imeri e ka shënuar golin e vetëm për Shpresat e Zvicrës që kanë pësuar disfatë të hënën nga Franca (U-21) me rezultatin 3:1, në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për kampionatin evropian “Euro 2021”.

Ishte kjo edhe humbja e parë në këtë cikël kualifikues. Imeri shënoi në minutën e 88-të me asistim të Bastien Tomës. Imeri u inkuadrua në pjesën e dytë, derisa Toma luajti gjatë tërë takimit. Gjatë 90 minutave luajti edhe Andi Zeqiri.

Titullar te Zvicra ishte edhe Toni Domgjoni, që luajti deri në minutën e 81-të, kurse nga kjo minutë u inkuadrua edhe Nedim Bajrami. Megjithatë, Zvicra e ka siguruar kualifikimin në Evropianin e grupmoshës së 21-vjeçarëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy