Interi planifikon t’i shesë dy futbollistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Interi po planifikon të shesë së paku dy futbollistë për të përmirësuar gjendjen financiare në klub, bën të ditur “Corriere dello Sport”.

Klubi italian thuhet se mund ta shesë sulmuesin belg, Romelu Lukaku, për 120 milionë euro.

Interesim për Lukakun kanë shprehur Barcelona dhe Manchester City.

Sidoqoftë, klubi po planifikon të shesë edhe një futbollist tjetër. Nga Interi për një shumë të konsiderueshme parash mund të largohet edhe mesfushori Nicolo Barella apo mbrojtësi Milan Skriniar.

Advertisement

Për Barellan interesim kanë shprehur Liverpooli dhe Bayern Munichu, përderisa për mbrojtësin Skriniar, Tottenhami.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy