Interi rikthehet tek fitorja/ Zikaltërit mposhtin Veronën 1 me 0. Milani barazon 2 me 2 me Leçen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas ndalesës në Monza, Interi u rikthe tek fitorja pasi mposhti me rezultatin minimal Veronën. U deshën vetëm 3 minuta lojë që Lautaro Martinez të zhbllokonte shifrat, pas një rrëmuje në zonë. El Toro po kalon një moment të mirë ku në 8 ndeshjet e fundit me Interin është përfshirë në 8 gola, 6 të shënuar prej tij dhe 2 të asistuar. Pas golit nuk pati shumë histori ku momenti i vetëm i pjesë së pari ishte ai i minutës së 41 ku pas një goditje të Mikitarian, topi u prek me dorë nga mbrojtësi i Veronës por pas rishikimit me VAR u akordua vetëm goditje këndi.

 

Në pjesën e dytë episodi më i diskutueshëm ishte një tjetër gol nga Lautaro Martinez në minutën e 63 por arbitri e akordoi faull ndaj mbrojtësit të fundit. Zikaltërit patën një tjetër pakënaqësi ndaj kryesorit Fabri për një karton të dytë të verdhë të munguar për mbrojtësin e Hien të Veronës ndaj Xhekos.

 

Advertisement

20 minuta edhe për Kristjan Asllanin i cili në minutën e 81 i shkoi shumë pranë golit pas një goditje shumë të bukur ngjitur me shtyllën e djathtë. Asgjë nuk ndryshoi deri në fund ku Interi mori 3 pikët e radhës.

 

Ndërsa më herët Milani bëri një paraqitje të dobët ndaj Lecces duke dal me vetëm 1 pikë. Kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të keqe ndeshjen duke e parë veten 2 herë në disavantazh brenda 22 minutash lojë. Fillimisht një autogoli i Theo Hernandez dhe më pas një gol mjaft i bukur me kokë nga Baskiroto mbyllën pjesën e parë.

 

Advertisement

Në të dytën Milani u mundua të kundër përgjigjej, për të ngushtuar shifrat mendoi Leao në minutën e 58 dhe Calabri barazoi gjithçka në të 70-tën. Kur ishte edhe 25 minuta bashkë me kohën shtesë dhe mendohej se Milani do të përmbyste gjithçka dhe merret 3 pikën, përmbysja e madhe nuk erdhi.

 

Me këtë pikë të ndarë kuqezinjtë u nisën për në Xhedah të Arabisë Saudite ku do të ndeshen për superkupën e Italisë me Interin në një Derbi. Finalja e superkupës do të luhet me 18 janar në orën 20:00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy