Java e nëntë e Superiores mbyllet nesër: Tirana luan me Kukësin, Dinamo kërkon fitoren ndaj Egnatias

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Java e nëntë e Superiores mbyllet nesër: Tirana luan me Kukësin, Dinamo kërkon fitoren ndaj Egnatias

Java e nëntë do ta përballë Tiranën me një rival direkt si Kukësi të hënën në Shkodër. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi kërkon pikët, por e rëndësishme është edhe qëndrueshmëria e skuadrës.

Është ditë e rëndësishme për ne për pikët, është punë e gjatë dhe do të duhet të fokusohemi te paraqitja e skuadrës.

Fitorja për Tiranën do ta ndihmonte për një shkëputje me ndjekësit që në javën e nëntë. Si skuadra bardheblu dhe Kukësi janë eliminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe tani objektivi mbetet vetëm kampionati.

Për të dy trofetë është në garë ende Dinamo që po kërkon kthimin e rezultateve në Superiore ndaj Egnatias edhe pse është një kundërshtar i lehtë.

Advertisement

Duhet të ndryshojmë mënyrën si kemi luajtur, pasi kemi mundësi dhe cilësi për tu kthyer te fitoret. Java e nëntë e Superiores do të mbyllet me këto takime të ditës së dhe që i japin fund edhe fazës së parë të kampionatit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy