Juventusi ka bërë planin për Pogban, sakrifikon Rabiotin e Ramseyn

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Te Juventusi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin e Manchester Unitedit, francezin Paul Pogba në fund të këtij sezoni. Sajti italian “Calciomercato” ka shkruar të premten se kampioni i Italisë, tashmë ka bërë gati planin për ta financuar blerjen e Pogbas, i cili ka kontratë me Manchester Unitedin deri vitin e ardhshëm. Juventusi po beson se me shitjen e dy mesfushorëve, Adrien Rabiotit dhe Aaron Ramseyt, do të arrijë të bëjë blerjen e Pogbas.

Me shitjen e Ramseyt e Rabiotit, Juventusi po planifikon të inkasojë rreth 60 milionë euro para se të bëjë ofertën zyrtare për Pogban. Te ekipi nga Torino, tashmë kanë marrë vendim për të nxjerrë në shitje dy mesfushorët, të cilët po kërkohen nga skuadrat e Premier Leagues.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy