
Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për vitin 2021.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale që u zhvillua të martën mbrëma në Torino, Juve dhe Interi luajtën baras, 0:0.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Juventusi kishte triumfuar 2:1, me dy golat e Cristiano Ronaldos, fitore që e dërgon kampionin në fuqi në finale.
Kjo është hera e 20-të në histori të Juventusit që do të luajë në finale të Kupës. “Zonja e Vjetër” ka triumfuar 13 herë dhe është skuadra më e suksesshme edhe në këtë garë.
Advertisement
Herën e fundit Juventusi e fitojë Kupën në vitin 2018.