Kane po kërkon largimin nga Tottenhami

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi anglez Harry Kane po dëshiron të largohet nga skuadra e Tottenhamit në fund të këtij edicioni, ka raportuar të shtunën “The Athletic”.

Bëhet e ditur se Kane tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit nga Londra për vendimin e tij që pret të respektohet. Mësohet se Kane është i frustruar me rezultatet e Tottenhamit këtë sezon dhe po dëshiron të jetë pjesë e një ekipi që do të luftojë për trofe.

Kane 27-vjeçar është lojtari kyç i Tottenhamit dhe vlerësohet mbi 100 milionë euro nga ekipi anglez.

Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka realizuar 29 gola dhe ka bërë 16 asistime në 41 ndeshje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy