Kaos në Kupën e Afrikës, arbitri mbyll dy herë ndeshjen para fundit të lojës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaos në Kupën e Afrikës, arbitri mbyll dy herë ndeshjen para fundit të lojës

Ngjarje të pabesueshme në Kupën e Afrikës, në ndeshjen debutuese të Grupit F, ndërmjet Tunizisë dhe Malit.

Ndeshja u fitua nga “Shqiponjat” me rezultatin 1-0, por rezultati rrezikon të mos njihet nga organizatorët dhe Tunizia do ta ankimojë ndeshjen. Kjo për shkak të gafave të tmerrshme të arbitrit Jani Sikazue.

Gjyqtari nga Zimbabve, i cili ka drejtuar edhe ndeshje të Botërorit 2018 në Rusi, fillimisht vërshëlleu fundin e ndeshjes 5 minuta përpara fundit të lojës. P

as protestave të Tunizisë, loja rifilloi me arbitrin që e mbylli pas 89 minutave e 47 sekondave, pa akorduar shtesë, pavarësisht 9 zëvendësimeve, ndërprerjeve të shpeshta, një kartoni të kuq dhe dy penalltive të akorduara.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy