Kategoria Superiore, faza e dytë e kampionatit nis me duelin Partizani-Teuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kategoria Superiore, faza e dytë e kampionatit nis me duelin Partizani-Teuta

Faza e dytë e Kategorisë Superiore nis me duelin e dy pretendentëve që kanë zhgënjyer në këtë fillim sezoni. Partizani dhe Teuta hapin javën e dhjetë me ndeshjen ku kërkojnë vetëm fitoren.

Të kuqtë për t’iu larguar rrezikut të rënies nga kategoria, pasi me 9 pikë janë në zonën play-out, ndërsa durrsakët kampionë në fuqi synojnë të mbeten në zonën e kupave të Europës.

“Sigurisht që kemi krizë rezultatesh dhe Partizani nuk është mësuar me këto rezultate, por paralelisht kemi paraqitur një lojë në raport me të gjithë ekipet e tjera ku nuk kemi qenë të dominuar, por kemi qenë dominues.

Për Partizanin opsion është vetëm fitorja, pavarësisht çfarë ka prodhuar rezultati fushës. Dihet që Teuta është kampionia në fuqi është një ekip cinik dhe nëse i lejon hapësira të godet, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë në të dy fazat e lojës”, u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.

Advertisement

Ndeshjet do të vijojnë të shtunën me përballjet Skënderbeu-Tirana dhe Vllaznia-Laçi, teksa të dielën Dinamo ndeshet me Kastriotin, ndërsa Kukësi pasi rihapi garën për titull do të kërkojë hakmarrjen përballë Egnatias, ekipit që në mënyrë të befasishme e eliminoi nga kupa.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy