“Kemi cilësitë ta zbehim diferencën me Tiranën“, Gurishta: Kombëtarja do na motivonte më tepër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kemi cilësitë ta zbehim diferencën me Tiranën“, Gurishta: Kombëtarja do na motivonte më tepër

Erdenis Gurishta është prononcuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka folur për fazën e parë të zhvilluar nga Vllaznia në “Abissnet Superiore“. Kapiteni i kuqebluve është shprehur se ajo çfarë ekipit i ka munguar ka qenë vetëm qendrueshmëria, gjë të cilën në këto 9 ndeshje e ka shfaqur vetëm Tirana. Mbrojtësi shkodran është pyetur gjithashtu edhe për ekipin kombëtar dhe ka shprehur dëshirën për tu kthyer vëmendja e kuqezinjve edhe nga kampionati shqiptar. Diçka e tillë sipas tij do të rriste motivimin për lojtarët e Superiores.

“Kemi pasur rezultate jo të mira në fazën e parë. Ndeshja e fundit me Kastriotit ishte e rëndësishme për tu rikthyer te rezultatet pozitive. Por duhet vazhdimësia. Sepse kemi cilësi dhe kualitet, por nuk kemi vazhdimësi. Ndeshjen e parë fituarm 5-3 me Laçin dhe të gjithë thanë që kjo Vllazni është e pandalshme. Pas asaj fitoreje morëm disa barazime. Pastaj erdhi prapë ajo fitorja me 6 gola me Dinamon dhe u kthye entuziasmi. Ai pushimi i Kombëtareve na bëri mirë, pasi patëm kohë të mësonim nga gabimet.

Ftesë nga Kombëtarja? Kombëtarja është diçka pozitive dhe e mirë po të grumbullojë ndonjë lojtar nga Superiorja për ndonjë ndeshje miqësore apo të lehtë. Kjo pastaj është një motivim më i madh për të gjithë të tjerët që të japin maksimumin. Të them që tani në çfarë vendi del është shumë herët. Por mund të them që Vllaznia e ka kualitetin të lu.ftojë në të dy frontet, në kampionat dhe në Kupë. Kemi shumë kualitet dhe cilësi që 10 pikë diferencë me Tiranën ti zbehim. Apeli im do të ishte që nuk mjafton cilësia dhe kualiteti, duhet qendrueshmëria. Në këto 9 javë këtë stabilitet po e tregon vetëm Tirana”, ka deklaruar Erdenis Gurishta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy