Kevin Strootman pritet të zyrtarizohet te Genoa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-mesfushori i Romës, Kevin Strootman, pritet të kalojë te Genoa në formë huazimi.

Testet mjekësore siç raportojnë mediat italiane, ai do t’i kryejë të hënën.

“Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport”, njoftojnë se 30-vjeçari ka arritur tashmë marrëveshje me Genoan.

Strootman do t’i bashkohet Genoas si i huazuar deri në fund të sezonit.

Advertisement

Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Marseilleit në elitën e futbollit të Francës. Holandezi ka shënuar 13 gola në 131 paraqitje me Romën ndërmjet viteve 2013-2018.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy