Kjaer me kontratë të re te Milani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendërmbrojtësi Simon Kjaer është afër rinovimit të kontratës edhe për një vit tjetër me skuadrën e Milanit, ka njoftuar të martën sajti italian “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Milanit tashmë i kanë ofruar atij kontratën deri në verën e vitit 2023, të cilën Kjaer është i gatshëm ta firmos. Mbrojtësi danez dëshiron të mbetet në “San Siro” përtej vitit të ardhshëm kur i skadon kontrata aktuale dhe për këtë arsye është afër arritjes së marrëveshjes.

Kjaer 32-vjeçar këtë edicion ka 32 paraqitje për Milanin në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë.

Kjaer iu bashkua Milanit vitin e shkuar kurse karrierë ka bërë edhe te Sevilla, Atalanta, Fenerbahçe, Lille, Ëolfsrburgu, Roma, Palermo e Midtjyllandi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy