Krasniqi: Puna e madhe e lojtarëve u shpërblye

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra e Besës e ka arritur fitoren e parë që prej 3 dhjetorit kur mposhti Trepçën ’89, 2:1. Edhe ajo fitore erdhi në Pejë. Me të njëjtin rezultat, pejanët të shtunën mposhtën edhe Feronikelin në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës së “të kuqve”, Leotrim Krasniqi, ka thënë se më në fund puna e madhe e lojtarëve është shpërblyer me një trepikësh.

“Kjo fitore normalisht se e ngrit moralin e ekipit. Edhe atëherë kur kemi humbur, kemi vazhduar me përkushtim, dhe puna e madhe u shpërblye. Djemtë janë shumë të disiplinuar. Jam i kënaqur me rezultatin sot, u paraqitëm mjaftë mirë. Ishim të koncentruar nga të dyja drejtimet, ishim kompakt në mbrojtje e sulm. Do të punojmë që ta bëjmë ngritjen e lojtarëve në aspektin personal dhe kolektiv”, është shprehur Krasniqi.

Besa vinte në duelin ndaj Feronikelit me serinë e pesë disfatave të njëpasnjëshme në ligë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy