Kupa e Shqipërisë: Dinamo eliminon Tiranën dhe gjen Partizanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kupa e Shqipërisë: Dinamo eliminon Tiranën dhe gjen Partizanin

Dinamo në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Partizanin. Blutë u mposhtën nga Tirana 0-2 në 120 minuta, kurse te penalltitë heroi ishte Edvan Bakaj me tre penallti të pritura. 8-7 për Dinamon, që në fund festoi kualifikimin.

Loja ishte mjaft e luftuar që në fillim, teksa kishte goxha nervozizëm. Hamiti nuk i kurseu as kartonët e verdhë. Tirana kishte hyrë në fushë me ide të qarta.

Aldi Gjumsi dha sinjalin e parë që Dinamo nuk do ta kishte të lehtë. Sulmuesi ia doli të shënonte golin e parë të takimit në minutën e 35-të dhe bardheblutë morën zemër.

Totre në pjesën e dytë ishte ai që i trembi blutë me një goditje nga distanca. Sulmet e Tiranës u shpërblyen në minutën e 78-të, kur Hoti fitoi një penallti.

Advertisement

Vesel Limaj nuk mund të gabonte nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe me rezultatin 2-0 bardheblutë baraspeshuan gjithçka kishte ndodhur në ndeshjen e parë.

Tirana donte ta zgjidhte brenda 90 minutave dhe me anë të Xhixhës goditi shtyllën pingule, kurse në shtesën e kohës së rregullt Bakaj ndali Limajn.

Me rezultatin 2-0 gjithçka shkoi në shtesa. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi u mundua të shfrytëzonte momentin e mirë e të shënonte edhe golin e tretë, por nuk ia doli dot edhe pse pati një mundësi të artë me Mario Beshirajn.

Fituesi u vendos përmes gjuajtjes së penalltive. Agim Ibraimi mori të gjuante penalltinë e parë dhe e çoi në rrjetë. Limaj nga Tirana këtë herë nuk shënoi, me portierin Bakaj që dalloi krahun dhe e devijoi topin.

Advertisement

Mihana nuk gaboi më pas për blutë, sikurse bëri edhe Ismajlgeci në krahun tjetër. Bekaj i Tiranës ndali Gavazajn dhe më pas Seferi vendosi baraspeshën për momentin. Maliki nga Dinamo e çoi topin në rrjetë dhe Bakaj riktheu epërsinë pasi ndali Xhixhën.

Bekaj priti penalltinë e Demirit dhe Hoti duhet të barazonte dhe ia doli me fat. Eni Imami ndëshkoi ish-skuadrën e tij, kurse Enur Totre mbajti në lojë Tiranën. Sofranac u tregua i saktë, sikurse edhe Beshiraj i bardhebluve.

Edvan Bakaj e shënoi penalltinë e tij dhe më pas radhën e pati Bekaj. Portieri i Tiranës nuk gaboi. Ali Samake me një gjuajtje qendrore shënoi dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe Behiratche. Daijaj çoi më pas dëm hedhjen e Bekajt. Toshevski më pas u ndal nga Bakaj dhe Dinamo shkoi në çerekfinale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy