Lazio fiton me vështirësi ndaj Veronas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lazio ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Hellas Verona me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Sergej Milinkovic-Saviq në minutat shtesë të ndeshjes për t’i dhënë fitoren ekipit kryeqytetas.

Në këtë takim në minutën e 68-të në lojë u inkuadrua sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Në bankën rezervë te Lazio ishin edhe portierët shqiptar, Thomas Strakosha dhe Marco Alia.

Me këtë fitore Lazio vazhdon luftën për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy