LeBron James pëson lëndim serioz, largohet i zhgënjyer

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Momente frike për tifozët e Los Angeles Lakers në hapjen e çerekut të dytë në ndeshjen ndaj Atlantës, kur LeBron James u largua nga fusha pasi u shtri në tokë dhe po mbante kyçin e këmbës.

Në bazë të pamjeve dhe zhgënjimit që pësoi ‘’Mbreti’’, duke goditur një karrige, lëndimi duket të jetë tejet serioz, por duhet pritur për teste të tjera për të konfirmuar shkallën e saktë.

Sa ishte në parket, James realizoi 10 pikë, katër asistime dhe një kërcim.

Aktualisht, Lakers është në disavantazh prej nëntë pikëve ndaj Atalantës, teksa po zhvillohet çereku i fundit.

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy