Leon Dajaku pritet të zyrtarizohet te Union Berlini në Bundesligë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Leon Dajaku pritet të zyrtarizohet së shpejti te skuadra e Union Berlinit që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.

Futbollisti i Bayern Munichut, pritet të huazohet te Union Berlini për 1 vjet e gjysmë, mësojnë burimet e “KOHËS”.

Gjatë ditës u raportua se për shërbimet e tij janë interesuar edhe disa skuadra tjera si Milani, Koelni dhe Nice. Dajaku 19-vjeçar është sulmues i krahut, derisa te Bayerni u transferua në vitin 2019. Ai si futbollist është zhvilluar në akademinë e VfB Stuttgartit.

Aktualisht, Dajaku ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat me Bayernin II, derisa i ka shënuar tri gola dhe e ka një asistim. Dajaku ka ndeshje të zhvilluara edhe me të rinjtë e Përfaqësueses së Gjermanisë.

Advertisement

Me Gjermaninë U19 ka gjashtë ndeshje të zhvilluara dhe ka shënuar tri gola.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy