Liga Unike në basketboll nis javën e ardhshme me format turneu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Liga Unike e basketbollit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, më në fund do të fillojë garat. Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), nëpërmjet një njoftimi të premten ka bërë të ditur se liga e përbashkët do të nis më 6 prill.

Në fakt, garat do të zhvillohet në formatin “Final 8” me sistem eliminimi kurse ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 6 dhe 7 prill në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Ndërkohë, ndeshjet gjysmëfinale, ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e Ligës Unike do të zhvillohen më 13-14 prill në Durrës.

Çiftet e ndeshjeve të para do të mësohen gjatë ditës pas tërheqjes së shortit. Sigal Prishtina, Peja, Ylli e Rahoveci do ta përfaqësojnë basketbollin e Kosovës derisa atë të Shqipërisë, skuadrat si Vllaznia, Teuta, Gogabasket e Tirana. Marrëveshja për Ligën Unike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) ishte firmosur në shtator të vitit të shkuar në Tiranë por garat nuk kanë mundur të mbahen për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe masave të rrepta në Shqipëri për sportet me dorë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy