Liverpooli i prinë garës për sulmuesin Malen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kampioni i Anglisë, Liverpooli është favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit holandez Donyell Malen.

Mediumet britanike kanë shkruar të premten se Liverpooli ka parakaluar ekipet nga Serie A, Juventusin e Milanin në garën për sulmuesin e PSV Eindhovenit.

Bëhet e ditur se Liverpooli është i gatshëm të paguajë mbi 40 milionë euro dëmshpërblim për 22-vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë sezon te skuadra holandeze.

Malen ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar tetë herë në 39 paraqitje në të gjitha garat me PSV Eindhovenin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Advertisement

Malen gjithashtu ka edhe një gol të realizuar në shtatë paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy