
Kampioni i Anglisë, Liverpooli ka marrë vendim që ta nxjerrë në shitje mesfushorin Naby Keita në fund të këtij edicioni, kanë raportuar mediumet angleze. Problemet e shpeshta të mesfushorit me lëndimet kanë bërë që trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp mos të llogarit në shërbimet e tij.
Te Liverpooli janë të gatshëm ta lënë të lirë Keitan për 25 milionë euro. Mesfushori 25-vjeçar, këtë sezon ka vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat me Liverpoolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Keita iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2018 nga Leipzigu për 65 milionë euro.
Advertisement