Luiza Gega medlaje ari në Algjeri/ Vendos rekord kombëtar, organizatorët ngatërrojnë himnin shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luiza Gega medlaje ari në Algjeri/ Vendos rekord kombëtar, organizatorët ngatërrojnë himnin shqiptar

Atletja shqiptare Luiza Gega fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

 

Ajo triumfoi në garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9`14”31` duke vendosur kështu edhe një rekord të ri kombëtar. Atletja kuqezi bëri një performancë të shkëlqyer ,që nga starti ajo udhëhoqi garën duke lënë thuajse 50 metra distancë nga kundërshtaret e saj.

 

Advertisement

Ndërkohë teksa sportistja u ngjit në podium për të marrë medaljen, organizatorët ngatërruan himnin shqiptar, duke vendosur atë të Libisë. Ekipi shqiptar qëndroi në pritje, derisa organizatorët rregulluan gabimin.

 

Atletja jonë pak ditë më parë ka thyer një rekord tjetër kombëtar me kohën 9`15”48`që u vendos më 6 qershor në Holandë. Ndërkohë në vitin 2019 ajo fitoi medaljen e artë, në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës në Spanjë.

 

Advertisement

Edhe atleti tjetër shqiptar Franko Burraj ka thyer rekord kombëtar në 400 metra në garat kualifikuese, duke shkuar kështu direkt në finale në Lojërat Mesdhetare. Pas këtij suksesi, deri më tani Shqipëria ka 3 medalje gjithsej, dy ari dhe një bronzi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy