
Manchester City po planifikon ta bindë Lionel Messin që të transferohet në Premier League. Ylli argjentinas në fund të këtij edicioni do të jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me Barcelonën.
Sipas “The Sun”, drejtuesit e Cityt do t’i ofrojnë Messit kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 430 milionë eurosh.
Për sulmuesin 33-vjeçar, interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe PSG-ja, që është e gatshme t’ia plotësojë kushtet yllit argjentinas.
Messi këtë sezon me Barcelonën në të gjitha garat, ka shënuar 20 gola dhe ka tetë asistime.
Advertisement