Mashtrimi publik i FSHF-së: Armando Duka në gjyq me Përmbaruesin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mashtrimi publik i FSHF-së: Armando Duka në gjyq me Përmbaruesin

Federatës Shqiptare të Futbollit të drejtuar nga Armand Duka, i janë bllokuar llogaritë bankare më 10 nëntor 2021 pas disa transaksioneve të dyshimta parash. Në zyrat e FSHF-së janë paraqitur edhe përmbaruesit, por Federata guxoi të mërkurën të shpërndajë një reagim zyrtar pasi skandali u bë publik ne media, duke mohuar gjithçka.

Por faktet flasin hapur. Jo vetëm që llogaritë bankare janë bllokuar, por vetë Federata Shqiptare e Futbollit ka paditur përmbaruesin gjyqësor privat Engjëll Muskaj, pikërisht për bllokimin e llogarive bankare dhe për këtë padi do të ketë një seancë në Gjykatën e Tiranës më 6 dhjetor, mbi çështjen e regjistruar për shqyrtim në gjykatë më 15 nëntor, bën me dije Shqiptarja.com.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon “Kundërshtimin dhe anulimin e veprimit përmbarimor “Urdhër për vënien e sekuestros për llogarinë e të tretit” me nr. 168/19 prot., datë 10.11.2021 për përmbaruesit privat” dhe “Pezullimin e ekzekutimit të veprimeve përmbarimore kundrejt paditësit Federata Shqiptare e Futbollit”

Por përse situata shkoi deri në bllokimin e llogarive bankare të Federatës Shqiptare të Futbollit?

Advertisement

Transaksionet e dyshimta janë bërë me paratë e UEFA-s. Klubi i Tiranës arriti të fitoj si shpërblim rreth 1 milionë euro, pasi kaloi dy ture në Champions dhe arriti deri në “play off” të Ligës së Europës dy vite më parë. Shpërblimet për arritje të tilla UEFA i akordon në vitin pasardhës, dhe i derdh në llogaritë e Federatave përkatëve, në këtë rast të FSHF-së. Procedura normale do ishte që FSHF më tej t’i kalojë në llogaritë e klubeve, në këtë rast të Tiranës, për pjesëmarrjën në Kupat e Europës një vit më parë, përfshirë edhe afro 65 mijë euro të tjera nga e drejta televizive për Tiranën.

Prej disa kohësh Klubi i Tiranës i ka llogatitë bankare të bllokuara dhe në duart e përmbarimit, për shkak se rezulton debitor dhe një gjyqi të humbur me ish-presidentin e ndjerë të klubit bardheblu, Metush Seferi. Duke shmangur këtë situatë, pa njoftuar përmbarimin, Federata i ka derdhur paratë e UEFA-s për bardheblutë në rrugë të tjera, përmes llogarive të dyshimta bankare, çka solli vendimin që edhe FSHF-së, njëjtë si klubit Tiranë më parë, t’i bllokohen të gjithë llogaritë bankare.

Ishin pikërisht kërkesat e Përmbarimit se ku janë paratë që UEFA ka akorduar për klubin Tirana që nxorrën në pah skandalin e transaksioneve të dyshimta që shkelin ligjin dhe mbi të gjitha transparencën financiare të institucionit më të lartë të futbollit në vend.

“Llogaritë e FSHF-së në bankat e nivelit të dytë në vend nuk janë të bllokuara dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga kushdo. Çdo transfertë bankare është kryer në llogaritë zyrtare të klubeve. Federata nuk ka asnjë konflikt apo detyrim ndaj asnjë Zyre Përmbarimore”, ishte përgënjeshtrimi i rremë në fakt i Federatës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy