FSHF njoftoi permes faqes se saj zyrtare se të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri – Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ janë shitur.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre.Të mbështesim kuqezinjtë tanë të gjithë se bashku! ME JU, NE JEMI 12!
Duelin e pare te shtatorit, kuqezinjte do ta kene ne 7 shtator ne transferte kunder Çekise, ndersa pas 3 ditesh do te jete radhe e perballjes me Polonine ne Tirane.
Shqiperia eshte aktualisht ne vendin e dyte me 6 pike, nje me pak sesa Cekia kryesuese, ndaj duelet e radhes jane shume te rendesishme per kualifikimin ne Euro 2024.