
Lionel Messi është afër që ta thyejë rekordin e Xavi Hernandezit për më së shumti paraqitje për Barcelonën.
Messi si 17-vjeçar hyri në lojë si zëvendësues dhe debutoi në futbollin profesionist më 16 tetor të vitit 2004, kundër Espanyolit.
Në karrierën e tij 17-vjeçare me klubin, Messi ka shënuar më shumë se 460 gola, përfshirë këtu edhe 110 në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë e realizoi kundër Albacetes më 15 maj të vitit 2005, kur u asistua nga legjenda tjetër e futbollit, Ronaldinho.
Advertisement
Sulmuesi argjentinas e ka ndihmuar klubin t’i fitojë 34 trofe, ndërsa individualisht i fitoi gjashtë “Topa të Artë”.
Messi e mban rekordin për më së shumti gola të shënuar, asistime dhe het-trik në historinë e La Ligës.