Messi, nga Barça te PSG, rrëfehet argjentinasi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Messi, nga Barça te PSG, rrëfehet argjentinasi

Lionel Messi mes të kaluarës dhe së ardhmes. Sulmuesi argjentinas rrëfehet në një intervistë të gjatë, në të cilën flet për Paris Saint Germain, Barcelonën , por edhe rivalitetin me Cristiano Ronaldon për të cilin shprehet.

“Ka kaluar shumë kohë që kur nuk garojmë më në të njëjtin kampionat. Kemi konkuruar gjatë për të njëjtët objektiva, individualë dhe si skuadër. Ishte një skenë shumë e bukur për ne edhe për tifozët që janë argëtuar shumë. Është një kujtim i bukur që do të mbetet në historinë e futbollit”.

Messi ndërkohë vazhdon të flasë për Barcelonën, një destinacion ku programon rikthimin edhe pse në moshën e tij nuk mund të thuhet si lojtar apo në një tjetër rol.

“Gjithmonë kam thënë që herët a fonë do të kthehem në Barcelonë pasi është shtëpia ime dhe aty do të jetoj. Natyrisht nëse do të mund të kontribuoj për të ndihmuar klubin tim, do të më pëlqente të kthehesha aty”.

Advertisement

Messi nuk e përjashton një rikthim të bujshëm, që e kishte përmendur edhe presidenti Laporta në ditën e prezantimit të Dani Alves , edhe pse nënvizon se gjërat për të në Francë po ecin mirë.

“Dua gjithmonë më të mirën për Barcelonën. Jam një tifoz i saj edhe pse nuk luaj aty. Tani gjithsesi jam shumë mirë në Paris, jam përshtatur plotësisht, ashtu si dhe familja ime. Frëngjishtja është më e lehtë nga sa mendoja. Sergio Ramos? Në fillim më dukej e cuditshme të stërvitesha me të, pas shumë vitesh si rivalë, por e vërteta është që ta kesh shok skuadre është një spektakël. Në lidhje me të ardhmen e Mbappe mund të them që është i përqëndruar te PSG, por vetëm ai e di se cfarë do të bëjë”.

Ndërkohë te Barcelona, është kthyer Xavi, tanimë me një tjetër kostum, atë të trajnerit.

“Do të jetë një trajner shumë i rëndësishëm për të rinjtë, pasi do t’ju mësopjë shumë. Me të skuadra do të rritet shumë, nuk kam asnjë dyshim. Flas shpesh me të, prej kohësh. Jemi miq, kemi ndarë shumë gjëra dhe qëndrojmë në kontakt që kur iku. Dani Alves? Më suprizoi rikthimi i tij , sidomos në këtë moment. Si Xavi edhe ai do të ndihmojë shumë të rinjtë, pasi është një njeri fitues që transmeton shumë”

Advertisement

Shumë pritet edhe nga PSG, dhe sidomos në Europë, një skenë ku blaugranat deri më tani nuk kanë arritur të fitojnë trofeun e Championsit.

“Të gjithë thonë që jemi favoritët e mëdhenj dhe nuk e mohoj që jemi një ndër kandidatët, në letër, por kemi ende nevojë për disa gjëra për të qenë një skuadër vërtet e fortë. Duhet të konsolidohemi edhe si grup, edhe pse kemi avantazhin që kemi lojtarë të mëdhenj për ta bërë dicka të tillë. Championsi është një kompeticion shumë i vështirë, dhe kjo e bën kaq të bukur. Po, ne jemi mes favoritëve, por nuk jemi të vetmit”

Në fund edhe një mendim për Argjentinën e tij dhe Botërorin në Katar.

” Do të doja të isha sërish në një finale dhe të arrija një objektiv të ri. Endra dhe iluzioni janë gjithmonë aty”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy