Mici: Një fitore shumë e rëndësishme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrojtësi i Prishtinës, Gledi Mici, e ka vlerësuar shumë të rëndësishme fitoren e Prishtinës sot ndaj Ballkanit. Ai ka thënë se me këtë fitore Prishtina i është afruar sadopak kreut të tabelës në Superligë.

Prishtina triumfoi 2:1.

“Është e vërtetë. Ishte ndeshje e vështirë, pasi cilësitë e Ballkanit si ekip dihen. Na u desh fitorja patjetër, për t’iu afruar sadopak kreut. Ia arritëm synimit që ishin tri pikë. Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë. Vërtetë në pjesën e parë duhet të studionim kundërshtarin, pasi janë të rrezikshëm në kundërsulme e sulme. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbnim, u hodhëm në sulm të marrim pikët”, ka thënë Mici në Sporti Total.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy