Milani i gatshëm të negociojë për blerjen e Dalotit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Milani thuhet se po planifikon të negocioj për Diogo Dalotin me skuadrën e Manchester United. Dalot është i huazuar te skuadra italiane nga ajo angleze, por te Milani janë ndarë të kënaqur me paraqitjet dhe se dëshirojnë ta blejnë kartonin e portugezit.

Dalot nuk është në planet e tranerit të Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer. Siç raporton “calciomercato.com”, Milani shpreson ta bind Unitedin t’ia shesë më pak se 22 milionë euro, shumë të cilën anglezët ia paguan Portos në vitin 2018.

21-vjeçari pritet ta zëvendësoj Davide Calbrian të dielën, pasi ky i fundit është suspenduar për ndeshjen kundër Spezias. Dalot ka luajtur 16 ndeshje zyrtare për Milanin që kur u huazua verën e vitit të kaluar. Kontrata e tij me Manchester Unitedin skadon në qershor të vitit 2023.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy