Milani me shumë mungesa kundër Sampdorias

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra e Milanit do të ketë mungesa të shumta në ndeshjen kundër Sampdorias që zhvillohet të shtunën në kuadër të Serie A, kanë njoftuar mediumet italiane. Mario Manxhukiq, Alessio Romagnoli e Davide Calabria ende nuk janë rikuperuar derisa do të mungojnë edhe Rafael Leao e Brahim Diazi, gjithashtu për shkak të lëndimeve.

Lajmi i mirë i vetëm te Milani, është kthimi i sulmuesit Ante Rebiq, i cili do t’i prijë sulmit së bashku me Zlatan Ibrahimoviqin. Dueli mes Milanit e Sampdorias, zhvillohet prej orës 12:30 në stadiumin “San Siro” dhe i takon xhiros 29 në Serie A. Milani, aktualisht është në pozitën e dytë në tabelë me 59 pikë të mbledhura derisa Sampdoria është e dhjeta me 35 pikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy