Milani nis bisedimet me Vazquezin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtuesit e Milanit edhe zyrtarisht kanë nisur bisedimet me sulmuesin e krahut, Lucas Vazquez.

Sajti italian “Calciomercato” ka shkruar të premten se drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini tashmë e ka kontaktuar Vazquezin, i cili do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.

Te Milani, Vazquez mund të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me ekipin spanjoll këtë verë.

Vazquez ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime në 33 paraqitje për Real Madridin këtë sezon.

Advertisement

Interesim për 29-vjeçarin kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi, Bayern Munichu e Interi. Vazquez është pjesë e Real Madridit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Espanyoli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy