Milani pas Iliçiqit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Milani po synon ta përforcojë ekipin gjatë verës. Mediat italiane kanë raportuar të premten se drejtuesit e klubit kuqezi po e monitorojnë situatën e Josip Iliçiqit te Atalanta.

Sulmuesi slloven pëlqehet nga trajneri Stefano Pioli që e ka kërkuar transferimin e tij.

33-vjeçari ka kontratë me skuadrën nga Bergamo deri në vitin 2022. Milani është i gatshëm t’i ofrojë kontratë trevjeçare me pagë dukshëm më të madhe sa fiton aktualisht te Atalanta.

“Rossonerët” thuhet se janë të gatshëm të shpenzojnë mbi 20 milionë euro për Iliçiqin.

Advertisement

Këtë edicion Iliçiq në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Ai është pjesë e Atalantas që nga viti 2017 kur u transferua nga Fiorentina.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy