Milani po synon portierin Mirante

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për portierin Antonio Mirante, të cilit në fund të këtij sezoni do ti skadojë kontrata me Romën dhe do të jetë futbollistë i lirë. Kështu, ka njoftuar të martën “Gazzetta dello Sport”.

Te Milani e shohin Miranten si përforcim të duhur për portën duke pasur parasysh se Gianluigi Donnarumma ende nuk e ka rinovuar kontratën dhe mund të largohet nga “San Siro” në verë.

Mirante 37-vjeçar këtë edicion ka 11 paraqitje te Roma në të gjitha garat kurse me Milanin mund të firmos parakontratë për t’iu bashkuar në verë.

Mirante ka karrierë të gjatë në Serie A pasi ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Bologna, Parma, Sampdoria, Juventus, Siena e Crotone.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy