Milani zyrtarizon Tomorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

AC Milan ka zyrtarizuar të premten mbrëma huazimin e Oluwafikayomi Oluwandamilola Tomori. Mbrojtësi është huazuar nga Chelsea deri në fund të edicionit, por Milani e ka opsionin për të transferuar futbollistin pasi të përfundoj huazimi, më 30 qershor.

Tomori është i lindur në Kanada. Karrierën te të rinjtë e ka kaluar te Chelsea, ndërsa ka debutuar në Premier League në vitin 2016. Në mes të vitit 2017 e 2019 ai ka luajtur te Brightoni, Hull City dhe Derby County. Në verë të vitit 2019 u kthye te Chelsea dhe luajti 27 ndeshje gjatë të cilave realizoi dy gola.

Ai ka luajtur tri ndeshje për Kanadanë U-20, para se të vendoste të përfaqësoj Anglinë. Ishte pjesë e Anglisë U-20 që fitoi Botërorin e kësaj grupmoshe ne vitin 2019.

23-vjeçari ka debutuar në ekipin senior të Anglisë në ndeshje ndaj Kosovës, më 17 nëntor të vitit 2019. Është ndeshja e vetme e tij me Anglinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy