Moskualifikimi në Champions mund t’i kushtojë 70 milionë euro Manchester United

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manchester United mund të ketë humbje të mëdha financiare në rast se nuk arrin të kualifikohet në Champions League sezonin e ri.

Sipas të përditshmes “Daily Mail”, klubi anglez do të humbë rreth 70 milionë funte në rast se mbetet jashtë Championsit edhe këtë sezon.

Përveç kësaj, Unitedi do të ketë humbje financiare edhe nga marka e njohur sportive Adidas, rreth 20 milionë euro.

Në humbje do të jetë edhe shkaku i të drejtave televizive të cilat u ofrojnë më shumë skuadrave që paraqiten në Champions sesa në Europa League.

Advertisement

United zë vendin e tretë në renditje në Premierligë, me një pikë më shumë se Leicesteri që ka 62.

Në xhiron e fundit, “Djajtë e Kuq” do të luajnë pikërisht ndaj “Dhelprave” dhe me një barazim eventual do të siguronin pjesëmarrjen në Champions.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy