
Jose Mourinho mund të largohet nga Tottenhami shkaku i rezultateve negative. Trajneri portugez pas humbjes ndaj Manchester Cityt, thuhet se nuk e ka të sigurt qëndrimin te londinezët.
Sipas “Daily Mail”, krerët e klubit anglez janë duke e monitoruar situatën e Brendan Rodgersit. Trajneri i Leicesterit po pëlqehet shumë nga londinezët dhe mund të marrë drejtimin e Tottenhamit në fund të këtij edicioni. Mourinho me Tottenhamin këtë sezon pas 23 ndeshjeve është në pozitën e nëntë me 36 pikë.
Ai ka kontratë me londinezët deri në vitin 2023.
Advertisement