Munishi debuton me fitore në krye të Gjilanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri Ismet Munishi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te skuadra e Gjilanit.

Munishi debutoi me fitore në krye të Gjilanit, që të dielën e mposhti në shtëpi skuadrën e Trepçës ’89 me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 25 të Superligës së Kosovës në futboll.

Fitoren skuadrës së Gjilanit ia siguroi sulmuesi Gerhard Progni (3’, 48’) që realizoi dy gola derisa golin e vetëm për Trepçën ’89 e shënoi Sedat Berisha (83’). Për Gjilanin, kjo është fitorja e parë në stinorin pranveror të Superligës. Munishi të premten u emërua trajner i Gjilanit pas largimit të Bylbyl Sokolit, nën drejtimin e të cilit Gjilani pati katër barazime e dy humbje në pesë ndeshjet në pranverë. Me këtë fitore, Gjilani ka tubuar 36 pikë, katër më shumë se 89-shi që zë vendin e pestë në tabelë

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy