Nadali eliminohet në çerekfinale të “Australian Open”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rafael Nadal është eliminuar në çerekfinale të turneut Grand Slam të tenisit “Australian Open”.

Nadal sot ka pësuar me 3:2 në sete nga greku Stefanos Tsitsipas, duke marrë kështu goditje në tentimin për të thyer rekordin për Grand Slame të fituara.

Nadal ndonëse ishte duke udhëhequr me 2:0 në sete, në fund u mposht 3:2 (3:6, 2:6, 7:6, 6:4 dhe 7:5).

Tsitsipas 22-vjeçar në gjysmëfinale do të përballet me rusin Daniil Medvedev.

Advertisement

Në gjysmëfinalen tjetër do të ndeshen serbi Novak Gjokoviq me rusin Aslan Karatsev.

Nadal ndan rekordin me Roger Federerin me 20 Grand Slame të fituara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy