Napoli fiton, Rrahmani në stol

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Napoli ka shënuar nga një gol në fund të secilës pjesë për ta fituar ndeshjen e së dielës ndaj Sampdorias (2:0).

Fabian shënoi në minutën e 35-të pas asistimit të Piotr Zielinskit për rezultatin 1:0. Në minutën e 87-të, Victor Osimhen shënoi për 2:0.

Te goli i dytë asistues ishte Dries Mertens. Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i Shqipërisë, Elseid Hysaj qëndruan në stol te Napoli.

Pas xhiros së 30-të, Napoli është i katërti me 59 pikë.

Advertisement

Kjo pozitë në fund dërgon në Champions. Fitorja e së dielës ishte me shumë peshë për Napolin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy