Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar Ramazan Rragami

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar Ramazan Rragami

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran dhe shqiptar, Ramazan Rragami.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ditën e sotme i mori jetën.

Ramazan Rragami kishte një karrierë të shkëlqyer si lojtar, por edhe si trajner në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai filloi të luante në qytetin e tij të lindjes, Vllazninë, në moshën 16-vjeçare. Atje vazhdoi deri në vitin 1967, kur më pas u transferua te skuadra e Partizanit ku luajti deri në vitin 1970.

U kthye te Vllaznia në vitin 1970 dhe në vitin 1972  fitoi titullin kampion dhe Kupën. Në ndeshjen e fundit të Kupës, Rragami shënoi 7 herë nga penalltia, dy herë në kohën e rregullt dhe pesë herë nga 11-metarshat, pas një barazimi të përgjithshëm.

Advertisement

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë dhe e fundit që një lojtar shënon të gjitha penalltitë për një ekip. Rregulloret e FIFA-s në atë kohë lejonin që një lojtar të ekzekutonte të gjitha goditjet e penalltisë pas një ndeshje të rregullt. FIFA që atëherë ka ndryshuar rregullin.

Rragami bëri debutimin e tij për Shqipërinë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, në maj të vitit 1965 kundër Zvicrës dhe realizoi gjithsej 20 paraqitje, duke shënuar 1 gol, nga viti 1965 deri në 1973.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy