Ndalet Interi, barazon me Sampdorian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndalet Interi, barazon me Sampdorian

Sampdoria dhe Inter kanë barazuar 2-2 në javën e tretë të Serie A. Djemtë e Inzaghit kanë kaluar në avantazh me Dimarco pas një perle në të 18 minutë, ndërsa janë barazuar nga Yoshida.

Pjesa e parë kishte vend edhe për një tjetër gol, me Lautaro që gjen sërish epërsinë për zikaltërit.

Në të dytën, konkretisht në 47 minutë, vendasit realizojnë një gol perfekt me Augello.

Edhe pse rastet ishin të shumta, gjithçka përfundon 2-2 dhe skuadrat ndajnë nga një pikë. Inter gjendet pas tri ndeshjesh në kuotën e shtatë pikëve në vendin e dytë, ndërsa Samp me dy pikë mban vendin e 13-të.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy