Në “Super Bowl” do të lejohen 22 mijë tifozë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, 22 mijë tifozë këtë vit do të lejohen ta ndjekin nga shkallët e stadiumit ndeshjen e “Super Bowl”.

7.500 prej tyre janë punonjës të vaksinuar mjekësor, të cilët kanë marrë bileta falas në shenjë falënderimi për punën në pandemi, ka thënë Liga Nacionale e Futbollit, NFL.

“Jam djalë i një infermiereje dhe ju të gjithë e keni një vend të veçantë në zemrën time. E kam parë punën që ju e bëni. Nëna ime fliste gjithmonë për të, tërë ditën. Është punë e jashtëzakonshme dhe ju jemi mirënjohës vazhdimisht”, ka thënë komisioneri Roger Goodell të premten në një konferencë me punonjës të kujdesit shëndetësor në spitalin “Sarasota Memorial” në Florida.

14 mijë e 500 tifozët e tjerë do të pranohen të hyjnë në stadium, por duke i respektuar në përpikëri masat parandaluese të Covidit, në ngjarjen e madhe sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

“Super Bowl” është ndeshja vjetore ku vë përballë rivalët e Ligës Nacionale të Futbollit dhe Ligës së Futbollit të Amerikës dhe luhet në të dielën e parë të muajit shkurt. Kësaj radhe do të zhvillohet më 7 shkurt në stadiumin “Raymond James” të shtetit të Floridas.

Ky stadium ka kapacitetin e 70 mijë ulëseve. Liga e Futbollit të Amerikës mund të përfaqësohet me skuadrën Buffalo Bills ose kampionin në fuqi Kansas City Chiefs, ndërsa Liga Nacionale e Futbollit me ekipin Green Bay Packers ose Tampa Bay Buccaneers.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy